← Shtresat e huazimeve
Shtresa 1 · Hulumtim i hapur
Shtresa latine
Për rreth gjashtë shekuj, nga pushtimi romak deri te dyndjet sllave, shqipja jetoi pranë latinishtes. Mori prej saj qindra fjalë: jo vetëm për kishën e qytetin, por edhe për trupin, shtëpinë dhe familjen. Kjo është shtresa më e madhe e huazimeve.
→ shqipÇdo rresht ka faqen te Meyer (1891), që të kontrollohet. Meyer e pa latinishten kudo; shumë nga fjalët e tij „latine” janë rishqyrtuar më vonë (Çabej e të tjerë). Prandaj fjalët e diskutueshme janë veç, si të hapura.
Pyetjet e hapura
- Pse shqipja mori nga latinishtja edhe fjalë të trupit (shpinë, kofshë) e të familjes (nip, fqinj)? Çfarë tregon kjo për jetën e përbashkët?
- Sa nga „huazimet latine” të Meyer-it qëndrojnë sot? Kjo do të shihet fjalë për fjalë me Çabejin.
- Si i thoni këto në Mirditë? Gegnishtja ruan shpesh trajtën më afër latinishtes (kângë, shkruj).
Trupi
Shtëpia dhe vendi
Ushqimi dhe pemët
Familja dhe njerëzit
Besimi, shkrimi, fati
?Të hapura: latinisht apo jo?
nder↔ honoremnderMeyer: nga latinishtja. Të tjerë: rrënjë vendase. GEG ka hipotezën „në derë”.Meyer, f. 298 ↗Dosja e fjalës →
Si e thoni?katër↔ quattuorkatërNjë numër i huazuar? Meyer thotë po; shumë të tjerë e shohin si të trashëguar.Meyer, f. 181 ↗
Si e thoni?mollë↔ melum / malummollëMeyer: latinisht. Të tjerë: greqisht e lashtë (dorisht mālon) ose fjalë vendase.Meyer, f. 285 ↗
Si e thoni?shqip →Edhe në drejtimin tjetër: shqip → rumanisht
Rumanishtja është gjuhë latine, por ka fjalë që, sipas Meyer-it, i mori nga shqipja ose nga një gjuhë e vjetër e përbashkët. Meyer shpesh thotë „ndoshta”.